BallinaKryesoreGrida Duma plas "bombën": Disa banda më ofruan ndihmë në zgjedhje, fola...

Grida Duma plas “bombën”: Disa banda më ofruan ndihmë në zgjedhje, fola me Bashën dhe…

Grida Duma ka treguar sot në “Open” se asaj gjatë fushatës elektorale disa banda i ofruan ndihmë financiare, për të dalë fituse nga zgjedhjet e 25 prillit.

Duma tha se ia tregoi këtë histori Lulzim Bashës dhe ai i tha se “nuk duhet t’i pranojmë në asnjë mënyrë”.

Sipas Dumës, këto banda kaluan në krahun tjetër dhe me para, me forcë dhe kërcënime i dhanë vota PS-së.

Më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar në zonat e thella duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë gjatë zgjedhjeve lokale dhe unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën. I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qendrimi do mbani ju. Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht.

Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme,” tha Duma.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular