BallinaKryesoreLuçiano Boçi: PS ka shpërndarë lekë, policia i shoqëronte me makina

Luçiano Boçi: PS ka shpërndarë lekë, policia i shoqëronte me makina

Në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV po diskutohet në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë debatit mes të ftuarve, Luçiano Boçi nga PD është shprehur se PS ka shpërndarë para në zonat rurale, por edhe në qendër të qyteteve.

Sipas tij, policia i ka shoqëruar shpërndarësit e lekëve.

‘Nuk prisja ndonjë përgjigje tjetër nga Mazniku. Në vazhdimësi ne kemi denoncuar raste ku mësuesit janë kërcënuar që të dorëzojnë kartat e identitet. Kemi raste kur janë hapur vende pune me kontratë.

Bashkitë dhe Bashkia e Tiranës kanë shtuar strukturën mbi kapacitete, duke hapur vende pune me kontratë. Këto janë përgatitje për vjedhjen e votës dhe deformimit të vullnetit të zgjedhësve.

Njerëz të lidhur me PS, kanë shpërndarë para në zonat rurale dhe në qendër të qyteteve. Ata janë shoqëruar nga patrulla policie dhe ne kemi informacione të sigurta.

Industria e vjedhjes së votës u projektua në Durrës, Shijak e Dibër dhe u perfeksionua në të gjithë Shqipërinë në 2021’, tha Boçi gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular