BallinaAktualitet“Magjia e daljes të votave nga kutia, si Adami dhe Havaja”/ Analiza...

“Magjia e daljes të votave nga kutia, si Adami dhe Havaja”/ Analiza e Artan Fugës për zgjedhjet: Ka njerëz që nuk shohin veçse kur i bien murit me kokë, kuptojnë se…

Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka bërë një analizë filozofike të situatës pas zgjedhore në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Fuga thotë se të gjitha parregullsitë që kanë dalë në pah pas rezultatit të zgjedhjeve kanë qenë të ditura që më parë.

Sipas Fugës ka qenë e ditur që më parë që fushata është bërë me mjetet e shtetit, po ashtu ka qenë e ditur që fleta e votimit me numra të jepte mundësi për manipulim.

“Më parë kur dëgjonim se fortuna po ngrihet, uragani po vjen, oqeani po mbufoset, qumështi po valon, birra po shpërthen kapakun, nuk i shihje këto hëhë? Prandaj pra prandaj, ka njerëz që nuk shohin veçse kur i bien murit me kokë! Atëherë kuptojnë se kishte pasur një mur”, shkruan profesor Fuga.

Analiza e Artan Fugës

Magjia e daljes të votave nga kutia: Adami dhe Havaja!

Filozofikisht është e qartë prej shumë shekujsh. Mendja funksionon në mënyrë sa të çuditshme aq edhe qesharake shpeshherë.

Mjafton diçka të ndodhë dhe symbyllurve u shfaqen gjëra që edhe pse ua ke thënë, nuk i kanë parë kurrë me një verbëri të çuditshme. Prandaj njeriu që i duket vetja Zot, është i vockël fare.

Faaaaaaaap një magji dhe nis të shohësh gjëra që më parë edhe kur t’i kanë thënë nuk i shihje, thoshte : Ku? Cfarë? Nuk shoh!

Si Havaja me Ademin që pasi hëngrën frytin, nuk di çfarë ishte mollë, banane, presh, domate, mister, panë se kishin organe seksuale!

U desh të dilnin fletët e votimit nga kutitë dhe të dilte rezultati i tyre që disa të shihnin se :

Ore po këta kanë bërë fushatë me mjetet e shtetit! Po pse ore nuk e shihje ti?

E parregullt sepse këta kanë punësuar dhjetra mijë vetë kohët e fundit!!! Po pse ore të gjithë e dinin vetëm ti nuk e dije!!!

Jojo nuk bëhen zgjedhjet kështu, fleta e votimit me numra jepte mundësi të manipulohej! Moooos! Pse tani e vure re ëëë!

Zgjedhje të padrejta! Këta u kanë bërë presion administratës, njerëzve! Vërtet, tani i vure re edhe patronazhistët, edhe presionet, edhe ata që pësojnë presione dhe persekutohen moreeeee! Tani pasi dolën rezultatet!!!

Po të ishte ndryshe formula e numërimit të votave nuk do ishte ky rezultat? Ouuuuuu! Tani e kuptoveeee hëëë? Më parë nuk e vije re kur të thoshin apo jo? Eshtë njësoj si të thuash poqese do të ishim duke luajtur volejboll golin që bëra me dorë do ta kishim fituar ndeshjen!!!

Ca zgjedhjesh!!! Emigrantët nuk votuan!!! Ashtu? Tani vure re që gjysma e shqiptarëve shtetas të republikës nuk kishin të drejtë voteeeeee, hë hë hë?

Tani pe që edhe pushtetet lokale, bashkitë, ishin në duart e qeverisë, më parë nuk i shihje hëhëhë!

Zgjedhje janë të manipuluara atje ku nuk kam fituar, atje ku kam fituar në rregull kanë qenë! Ashtu hëhë!

Aaaaaaa, jo kështu, me lekët e shtetit janë përdorur për të bërë fushatë! Tani e pe hëhë!!! Më parë kur të thoshin shihni more se ku venë paratë e buxhetit të shtetit se po krijohen vrima të zeza!!! Nuk i shihnit pooooo?

Më parë kur dëgjonim se fortuna po ngrihet, uragani po vjen, oqeani po mbufoset, qumështi po valon, birra po shpërthen kapakun, nuk i shihje këto hëhë?

Prandaj pra prandaj, ka njerëz që nuk shohin veçse kur i bien murit me kokë! Atëhere kuptojnë se kishte pasur një mur!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular