BallinaAktualitetMjekët Senera Hoxha dhe Artan Koni rrëfejnë historinë e dashurisë, zbulojnë pse...

Mjekët Senera Hoxha dhe Artan Koni rrëfejnë historinë e dashurisë, zbulojnë pse vajzës i vendosën dy emra

Dyshja simpatike e mjekëve Senera Hoxha dhe Artan Koni ishin të ftuarit e pjesës së dytë në “Dola te Ola”. Dy mjekët e dashur dhe të njohur për publikun rrëfyen se ata janë njohur në ambientet e një spitali dhe prej shumë kohësh gëzojnë një dashuri të madhe për njëri-tjetrin.

Ndryshe nga çiftet e tjera bashkëjetesën e tyre kanë zgjedhur të mos e zyrtarizojnë me celebrim, pasi për ta e rëndësishme është ndjenja që kanë dhe jo letrat.

Ata janë prindër të një vajze, të cilën kanë vendosur ta quajnë Selen Tana. Vajza ka dy emra, pasi Senera donte patjetër për të një emër që të fillonte me S si emri i saj, i babait edhe i vëllait që fillojnë me këtë shkronjë. Ndërkohë që Artanit, emri Selen, i dukej i njëjtë me emrin e partneres ndaj ata i vendosen asaj dy emra.


Gjatë programit u shfaq një video shumë e bukur e Selen Tanës, e cila teksa vraponte thërriste të atin.

Të pyetur se si është marrëdhënia mes tyre duke qenë të dy mjekë, Senera tha që nuk do ta mendonte dot veten me një partner që nuk do të kishte të njëjtin profesion me të. Ndër të tjera shtoi se edhe për vajzën do të donte që të bëhej mjeke dhe tregoi se në librin e bebes ka shkruar, “Do ta le të bëhet çfarë të dojë, pasi të ketë mbaruar Fakultetin e Mjekësisë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular