BallinaKronikeNga Sofia, te ‘kumbari’ dhe Xhuvani/ Ja emrat e 20 të vrarëve...

Nga Sofia, te ‘kumbari’ dhe Xhuvani/ Ja emrat e 20 të vrarëve në 4 muaj

Në katër muajt e parë të këtij viti u regjistruan 20 vrasje, që shkaktuan 20-të viktima.

Numri më i lartë i krimeve ndodhi gjatë muajit që lamë pas.

Në prill u shënuan 7 vrasje. Nga 20 vrasjet e ndodhura 7 prej tyre janë atentate mafioze. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u shënuan 5 vrasje më shumë.

Ekzekutimi i parë i tipit mafioz, e që dyshohet të jetë kryer nga persona me pagesë ishte ai i Edmir Begut në Durrës, i njohur ndryshe si Ilir Kuçi.

Shkak dyshohet larja e hesapeve për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Durrësi u trondit sërish me ekzekutimin e njërit prej ish-anëtarëve të bandës së Lul Berishës. Edmond Koçi, i njohur si “Mond Çekiçi” u qëllua me breshëri kallashnikovi brenda mjetit të tij. Jo pak vrasje u shënuan edhe gjatë muajit shkurt.

Më datë 1 në Fier ekzekutohet brenda automjetit Shkëlzen Kastrati. Një muaj pas ngjarjes, policia identifikoi autorët me pagesë, por jo porositësit e krimit në pranga ra një nga 4 autorët e dyshuar.

5 ditë më pas, në Vlorë vritet pranë banesës Gentian Qarri i dënuar për trafik droge. Ky krim vijon ende i pazbardhur, ndërsa dyshohet se është kryer po nga vrasës me pagesë.

Qetësi nga plumbat nuk gjeti as Tirana, ku mëngjesin e 25 shkurtit vritet në qendër të qytetit Behar Sofia. Edhe për këtë krim, policia ra vetëm në gjurmët e autorëve, por jo tek porositësit apo tek motivi i vrasjes. Viktima e radhës nga vrasës me pagesë ishte Bardhok Pllanaj.

Ai u qëllua në automjetin e tij, ku u zbrazën dy karikatorë. Katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani në Elbasan. Ndërsa më 29 prill u vra Benard Tonuzi.

20 VRASJE NË 4 MUAJ

1 JANAR vritet Vladimir Zvezhda

8 JANAR vritet Davide Pecorelli

24 JANAR vritet Edmir Begu

29 JANAR vritet Përparim Sinrrapaj

1 SHKURT vritet Shkëlzen Kastrati

6 SHKURT vritet Gentian Qarri

8 SHKURT vritet Violeta Gurraj

17 SHKURT vritet Mark Gjeta

25 SHKURT vritet Behar Sofia

3 MARS vritet Tauland Gjikaj

5 MARS vritet Dhori Rapi

17 MARS vritet Irvana Hyka

20 MARS vritet Edmond Koçi

4 PRILL vritet Bardhok Pllanaj

10 PRILL vritet Fëllënza Shirja

11 PRILL vritet Nazmie Markja

12 PRILL vritet Ilir Ruca

13 PRILL vritet Xhetan Konesha

21 PRILL vritet Pjerin Xhuvani

29 PRILL vritet Benard Tonuzi

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular