BallinaKryesoreZhgënjimet e Ramës/ Pse dështuan në 25 Prill emra të njohur të...

Zhgënjimet e Ramës/ Pse dështuan në 25 Prill emra të njohur të PS

Fitorja e socialistët u shoqërua me një lufte të fortë brenda llojit, ku secili kandidat kërkoi të tregonte fuqinë e tij elektorale duke mbledhur sa më shumë vota në emrin e tij. Por disa emra të njohur të partisë, për të cilët Edi Rama nuk e ka kursyer mbështetjen e zhgënjyen kryetarin e tyre. Megjithëse ai bëri çmos t’u jepte vëmëndje mediatike, megjithëse u ofroi një vend komod në listë, megjithëse i ka promovuar gjithandej, ditën e zgjedhjeve këta dolën me ca rezultate që nuk e justifikonin eksperiencën e punës me elektoratin, apo emrin e krijuar në opinionin publik.

Ajo e zbuti imazhin transgresiv që i jepte ngjyra e ndezur e flokëve. E megjithatë, Najada Çomo, doktoresha simbol i heronjve të luftës kundër armikut të padukshëm rezultoi një fiasko në votime. Vëmëndja mediatike nuk i mungoi. ERTV i përgatiti disa spote, duke ecur në sheshin Skënderbej nga ku shpërndante mesazhin e një të ardhmeje pa covid dhe me shpresë tek Edi Rama. Por Çomo doli bllof në fund dhe mori vetëm 1583 vota. Ishte numri më i vogël i votave të fituara nga një kandidate fituese në Tiranë. Kolegia e saj Luljeta Bozo mori më shumë se 3-fishin, ose 5437 vota. Arsyet e dështimit të Najada Çomos mbeten mister, pasi në spitalin infektiv kanë qenë me mijëra pacientët që kanë marrë trajtim nga doktoreshë Najada dhe stafi i saj. Duket se pacientët e saj nuk e kanë parë asnjëherë me sytë e stafit të ERTV-së që e shpallte në krye të heronjve të pandemisë.

Ilir Beqja

Ish Ministri i Shëndetësisë që zëvëndësoi Ditmir Bushati në Shkodër rezultoi një dramë e vërtetë në 25 Prill. Jo vetëm nuk arriti objektivin që i kishte vënë kryetari për të marrë 4 mandate, por as nuk iu afrua herësit me votat që mori në Shkodër. Në 25 Prill, Beqja mori vetëm 3920 vota. Ironia qëndron në faktin se Rama e largoi Ditmir Bushatin sepse sipas tij ai “nuk punonte tokën”, ndërsa Ilir Beqja do të mbahet mend për postimet në Facebook të pjatave me havjar peshku dhe karkaleca deti.

Pandeli Majko

Kohët kanë ndryshuar me ritme që Pandeli Majko nuk i kap dot. Megjithëse tentoi të kalonte herësin në një zonë si njësia 5 në Tiranë, ku socialistët nuk kanë vuajtur kurrë për vota, Majko arriti deri në 8785 mbështetës, ndërsa i duheshin të paktën edhe 1216 të tjerë për t’u zgjedhur deputet. Pasi e vendosi në vendin e 19 ministrin e tij, Rama e përcolli me epitete si “relike” e “vazo e vjetër” duke i kujtuar se partia i kishte dhënë gjithçka. Me gjithë arrogancën e kryetarit Majko nuk bëri zë.

Ervin Bushati

Vetëkënaqësia duket se ka qenë mëkati kryesor i Ervin Bushatit, të cilin Edi Rama e listoi në vendin e tretë dhe e emëroi koordinator të fushatës në Tiranë bashkë me Elisa Spiropalin. Por ndërsa Spiropali u hodh në Kamëz duke i kujtuar çdo mbështetësi të shenjonte me X numrin e saj në fletën e votimit, Ervin Bushati tha se punoi për partinë në përgjithësi. Duke e konsideruar të mirëqënë mbështetjen e socialstëve në njësinë nr.8, ai përfundoi me 2991 vota, me të cilat nuk mund t’i bëjë ballë as Ornaldo Rakipit, as Fatmir Xhafajt. Njëri apo tjetri do ulet në karrigen e tij në parlamentin e ardhshëm.

Fidel Ylli

I angazhuar me organizimin e KOKSH, Fidel Ylli nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikun nga kandidatët e vendosur poshtë në listë. Duke u mjaftuar me renditjen e rehatshme nga Rama, ai ka mbledhur vetëm 1725 vota. Numri është aq i vogël, sa nëse lista do të ishte 100% e hapur, Ylli mund të ishte renditur nga fundi i saj. Ai do të zëvëndësohet në parlament, ose nga Xhafaj ose nga Rakipi.

Emrat e sipërm nuk janë të vetmit që e kanë zhgënjyer kryetarin në garën e 25 Prillit. Ka pasur edhe të tjerë nga të cilët Rama ka mbetur i pakënaqur. Por pavarësisht gabimeve të njërit apo tjetrit, duhet vënë në dukje një fakt shumë i rëndësishëm që i bashkon të gjithë ata që nuk morën vota këto zgjedhje: asnjë prej tyre nuk ka lidhje me bandat apo me krimin, asnjë nuk ka pas vetes një trafikant droge, njerëz të lidhur me nëntokën që të ketë punuar për ta duke bërë presione, duke kërcënuar apo duke blerë vota. Nëse do të kishte qenë ndryshe, sot do të ishin renditur ndër fituesit e listës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular