BallinaKryesorePorosia që iu dha/ Basha mbledh deputetët dhe kandidatët: Do të dal...

Porosia që iu dha/ Basha mbledh deputetët dhe kandidatët: Do të dal në terren…

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi në selinë blu deputetët e rinj që dolën fitues nga zgjedhjet e 25 prillit dhe kandidatët për deputetë. Temë kryesore e takimit është situata post zgjedhore dhe strategjia që do të ndjekë PD për të mos njohur zgjedhjet e 25 prillit.

Ky ballafaqim vjen pasi një ditë më parë Basha pati një takimme drejtuesit dhe sekretarët e degëve të PD, ku u tha se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen për shkak të standardeve jo të plotësuara dhe për shkak të manipulimeve.

Në takimin me deputetë dhe kandidatët mësohet se kryedemokrati i ka thënë atyre se “do të dalë të takoj njerëzit në terren për t’i dëgjuar”.

“Dua të falënderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!”, tha Basha.”, mësohet se ka deklaruar Basha në mbledhje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular