BallinaKryesoreBE, e prerë për rezultatin e 25 prillit: Hetoni shit-blerjen e votës

BE, e prerë për rezultatin e 25 prillit: Hetoni shit-blerjen e votës

Bashkimi Evropian ka kërkuar hetim për akuzat e shitblerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit. Eurokomisioneri Oliver Varhelyi deklaroi në Tiranë se Brukseli pret rezultatet të qarta për parregullsitë e procesit zgjedhor. Sa i përket Non-Paper të publikuar nga Der Standard, ku kryeministri Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë qenë pjesë e idesë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Varhelyi u shpreh se kjo nuk mund të jetë e vërtetë pasi teza e ndryshimit të kufijve është me pasoja të rënda për rajonin

Disa ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Bashkimi Europian ka kërkuar hetim dhe rezultate për gjithë parregullsitë e procesit  zgjedhor  dhe akuzave për shitblerje votash. Mesazhin e dha Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheli, përkrah kryeministrit Edi Rama, teksa zbriti këtë mëngjes në aeroportin e Rinasit,  për të sjellë dozat e vaksinës Pfizer, që Brukseli dhuroi për Shqipërinë.

Komisioneri për Zgjerimin ishte i qartë me klasën poltike, kur deklaroi se rruga drejt Bashkimit Europian mund të vazhdojë  vetëm me një parlament të plotë.

I gjendur përballë kërkesave të Brukselit, teksa opozita e akuzon për manipulim të procesit, zgjedhor, kryeministri Edi Rama u mjaftua me përsëritjen e ftesës për bashkëpunim, drejtuar Partisë Demokratike.

Komisioneri për Zgjerim iu përgjigj edhe lajmeve të fundit, që kanë trazuar ujërat në rajon, për ekzistencën e një dokumenti Non-Paper, që përmbante rishikim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.  Megjithëse mohoi ekzistencën e një harte të tillë, Varheli dha mesazhe te qarta se një dokument i tillë do të sillte vetëm luftë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, i cili sipas gazetës austriake ‘Der Standard’ ka pranuar se e ka parë një dokument të tillë, preferoi të ironizonte në përgjigjen e tij.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular