BallinaBotaIrani me video propaganduese/Momenti kur raketa godet Kongresin amerikan e ushtria iraniane...

Irani me video propaganduese/Momenti kur raketa godet Kongresin amerikan e ushtria iraniane “çliron” Jerusalemin

Garda Revolucionare e Iranit, ka publikuar një video propaganduese ku përmes editimit, kanë bërë që në pamje të duket sikur ndërtesa e Kongresit amerikan hidhet në erë nga një raketë gjigante dhe se ushtarët iranianë “çlirojnë” Jerusalemin.

E njohur ndryshe si IRGC, televizioni shtetëror transmetoi videon propaganduese, para se lideri suprem Ali Khamenei t’i drejtohej kombit

Video fillon duke shfaqur trupat elitare të Gardës Revolucionare të Iranit të rreshtuar. E më pas shihet raketa e lëshuar nga një vend i panjohur, që godet ndërtesën e Kongresit amerikan që përfshihet menjëherë nga zjarri.

E sikur kjo të mos u mjaftonte, në videon e edituar shfaqen edhe klerikët iranianë duke ecur në drejtim të Jerusalemit, qytet i shenjtë për të cilin palestinezët dhe izraelitët luftojnë prej vitesh.

Sipas Kasra Aarabi, analist në Institutin Tony Blair, muzika që dëgjohet në sfond të videos është një këngë nacionaliste.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular