BallinaKryesore“Nisi të lexonte që 18-muajsh”/ Historia e veçantë e 10-vjeçarit autik që...

“Nisi të lexonte që 18-muajsh”/ Historia e veçantë e 10-vjeçarit autik që sapo ka botuar një libër (FOTO)

Poezia është mënyra më e mirë që ai ka për të shprehur ndjenjat, emocionet, dashurinë për jetën, për familjen, për të afërmit e për gjithçka tjetër që e plotëson ose e shqetëson.

Bëhet fjalë për djaloshin e talentuar Jamarbër Hoxha, 10-vjeçarin me çrregullim të spektrit autik, i cili sapo ka publikuar librin e tij të parë. “Lulëkuqja” ose “AuvernaMon” është titulli i këtij libri me poezi.

Jamarbër nuk është një fëmijë i zakonshëm dhe nuk e ka pasur të lehtë që të shprehet duke shkruar në letër. Që prej vitit 2017, gjatë një vizite në Manastirin e Ardenicës ai ka shprehur talentin e tij dhe ka nisur të shkruajë poezinë e parë. Që prej asaj kohe poezia e ka plotësuar dhe e ka ndryshuar jetën e tij.

“Nisi të lexonte që 18-muajsh”/ Historia e

Poezitë e tij janë shkruar mbi frikën, mallëngjimin, dashurinë, fenomenet natyrore apo dëshirat e tij. Jamarbri ka spikatur për inteligjencën e tij që në moshë akoma më të vogël duke qenë pjesë e studiove të ndryshme televizive, ka qenë në shumë aktivitete, ka folur publikisht për autizmin. A

tij i pëlqejnë shumë gjuhët e huaja dhe po ashtu është një ndër lexuesit më të mirë të bibliotekave në Tiranë. Ai ishte i ftuar sot në “Wake Up”, ku rrëfeu se lulëkuqja është lulja që i sjell gëzim.

“Ndihem shumë i lumtur për librin. Më pëlqen shumë lulëkuqja, sepse është lulja që më sjell gëzimin”,

Ndërsa, i ati Kujtimi u shpreh: “Jamarbëri ka lexuar në moshë shumë të vogël, gati 18-muajsh. Ne në fillim nuk i kushtuam rëndësi, por me kalimin e kohës, djali nuk e hiqte librin nga dora. Ne e kuptuam kur rastësisht, gjatë një vizite në Manastirin e Ardenicës. Pasi vizitoi Manastirin filloi të fliste me vete dhe tha një shprehje që ishte e shkruar aty në libër: ‘Nuk dënohet një zemër nga gjyqi lart, sepse një zemër mund të mbajë dashuri’.

Kjo na bëri shumë përshtypje dhe aty menduam që këto mendime t’i hedhë në letër dhe pas shkrimeve pafund që bënte djali, menduam të bënim librin”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular