BallinaAktualitetDash Shehi: Patronazhistët, krimi më i rëndë i zgjedhjeve, një legen i...

Dash Shehi: Patronazhistët, krimi më i rëndë i zgjedhjeve, një legen i vogël që të ndjek…

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se përmes patronazhistëve, PS kontrolloi jetën e qytetarëve dhe ky është një nga aktet më të rëndë të zgjedhjeve që sapo kaluan.

“Nuk është puna që dy tifozë, një i PS-së dhe një i PD-së dhe ky i PS është më xheneroz hedh pare për partinë edhe mund atë kurnacin e PD-së. Nuk është kështu sepse do të ishte shumë e bukur, do të ishte edhe shumë e thjeshtë, por nuk është kjo.

Puna është që ky i PS duke qenë në pushtet përdor qeverinë, paratë e qeverisë, influencën e administratës, me këta patronazhistët… ça ishin këta? Ky është sigurim shteti. Ky është kontroll deri në detaje deri në qelizë e shoqërisë shqiptare.

Nga të gjithë krimet që ka bërë Edi Rama në këto zgjedhje, për mua ky është më i rëndi. Të tjerët mund të thonë gjëra të tjera. Mua më shqetëson kur t’i merr kurajë të përgjosh 900 mijë banorë, nëpunësin tënd, prokurorin tënd të mos kursesh nëpunësin e lartë të shtetit, as atë se ka kursyer.

I ka thënë të vë një legen të vogël të zonës të të përgjojë ty të jesh kush të jesh, për të krijuar idenë që partia, ne që të vunë aty, jemi më të fortë sesa ty” – tha Shehi në “Opinion”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular