BallinaKryesoreJulian Deda: Po spate ngrit dy gishtat lart, smund të drejtosh gishtin

Julian Deda: Po spate ngrit dy gishtat lart, smund të drejtosh gishtin

Humoristi i mirënjohur Julian Deda, ka reaguar në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, ku një pjesë e ish-themeluesve apo antarësh të Këshillit Kombëtar kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha.

Sipas Dedës, diskutimi publik për këtë çështje edhe nga persona që nuk kanë lidhje me PD, ka një rëndësi të madhe, pasi kjo tregon se Partia Demokratike është një aset kombëtar.

Por gjithsesi aktori i njohur ka theksuar se ‘po spate ngrit dy gishtat lart, smund të drejtosh gishtin’ në këtë situatë.

‘E di si është puna e debatit brenda PD. Më bëhet shumë qejfi që diskutohen çështjet e PD që tregon që ajo parti nuk është vetëm e demokratëve por është aset kombëtar dhe të gjithë duam që ajo të performojë sa më mirë.

Sa më mirë të performojnë të dy partitë aq më mirë për ne shqiptarë. Ajo që më bën përshtypje është se kanë filluar këta që tregojnë gishtin ik ti, bëj ti, çohu ti. Mos ashtu, je dorëheqjen mos jep dorëheqjen. Ore jam dakord. Mund të kërkohet dorëheqja e kryetarit pot që ta bësh këtë duhet të kishe kontribuar ti përpara.

Që ta ngresh gishtin duhet të kishe ngritur dy gishtat në fushatë. Pa dy gishta nuk ka një gisht, harroje. Se nuk është as korrekte dhe as burrërore. Po nuk pate ngritur dy gishtat nuk mund të drejtosh një gisht’.

Postimi i plotë i Julian Dedës:

Kaq kisha, kush e kupton mire, kush nuk e kupton ja shpjegoj ne privat..!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular