BallinaKryesorePROFIL/Iku 13 vjeçe nga vendlindja, historia e suksesit të shqiptares me tri...

PROFIL/Iku 13 vjeçe nga vendlindja, historia e suksesit të shqiptares me tri mastera dhe dy fakultete në Itali

Nga Vasil Dardha

Shqiptarët janë një popull inteligjent. Brenda dhe jashtë kufinjëve të Shqipërisë kanë spikatur dukshëm. Rastet janë jo të pakta, e veçmas kur shkollohen, arrijnë të diplomohen shkëlqyer, por dhe ndërtojnë një karrierë mbi meritokraci fal aftësive të tyre.
Familjet shqiptare kanë sakrifikuar shumë për të iu mundësuar fëmijëve një të ardhme të sigurt, fal një shkollimi cilësor. Prej rënies së komunizimit janë me qindra mijëra shqiptarë të larguar, e për fat të keq ikin edhe sot, fal keqeverisjes dhe mos afrimit të mundësive në këtë vend, nga politikat antiqytetare të qeverisjes.
Rasti që do të trajtojmë në këtë shkrim profili është një histori suksesi individuale nga familje shqiptare që punon dhe jeton në vendin fqinjë Itali. Eshtë një zonjë e nderuar pjesë e një familje me origjinë nga zemra e shqiptarisë, nga Hoti i Plavës, lindur në Shqipëri aty ky dhe pati ëndërrat e para të fëmijërisë, ëndërra të cilat mundi t’i realizojë, por në një tjetër tokë, aty ku u shkollua dhe u punësua, në Itali.
Mes sakrificash fillimisht nga familja e më pas nga puna e saj, ka mundur që pas shkollimit ekselent të mund të ndërtojë jetën mësë miri atje. Eshtë diplomuar dhe ka kryer dhe tre mastera deri më tani, si dhe ka nisur të ndjek dhe një tjetër fakultet. Qëllimi i saj është të përfituarit njohuri sa më shumë përmes shkollimit dhe të performuarit të saj sa më mirë në punë, sidomos kur i jep përgjegjësi, ajo di të shkëlqejë.
Quhet Sonilda Hoti, e lindur më 23 nëntor 1990 në Tiranë. Familja e saj është me origjinë nga Hoti i Plavës, është rritur deri në moshën 13 vjeçe në qytetin e Mamurrasit. Në kërkim të një jete më të mirë, me më shumë mundësi e meritokraci për veten dhe fëmijët, si mijëra familja shqiptare, prindërit e saj do të largoheshin nga Shqipëria dhe prej asaj kohe deri më sot jetojnë në Padova (Itali).


Pas vendosjes në vendin fqinj, fillimi për Sonildën, familjen e saj, si për këdo do të ishte pak i vështirë, por dhe i thjeshtë; i vështirë sepse u larguan nga familjarët dhe miqtë të cilët iu mungonin çdo ditë dhe më shumë, ndërsa i thjeshtë, sepse babai i saj bëri çdo gjë me punë, për t’i ofruar komoditetin fëmijëve që  të ndiheshim sa më mirë dhe të lumtur.
Ishte pikërisht kjo mbështetje nga babai, mundësitë që të ofron një vend perëndimor si Italia, që Sonilda të niste të realizonte ëndërrat e saja.
Nga Shqipëria ka veç kujtimet e bukura të fëmijërisë, ndërsa formimin e vërtetë në çdo aspeket e ka marrë në Itali duke qenë ajo që është sot. Duke pasur mbështetjen e pakursyer të babait, Sonilda do të përkushtohej të arsimohej sa më shumë, për faktin sepse ai vend vërtet të ofron meritokraci, por që të jesh e suksesshme kërkon punë dhe aftësi. Eshtë specializuar për Shkenca Politike Marrëdhënie Ndërkombëtare – Diplomaci, ka mbaruar tre mastera dhe misioni i saj i të shkolluarit nuk ka të ndalur, pasi po vazhdon një tjetër universitet, pra duke kryer një fakultet të dytë, kësaj herë në Jurisprudencës Fiskale (Consulenza del lavoro).
Sonilda pas shkollimit i është përkushtuar me energjinë që e karakterizon punës ku prej 10 vitesh punon në një studio prestigjioze si profesioniste fiskale e thënë në gjuhën italiane Commercialista (profesionist i kualifikuar kompetent në biznes dhe çështje ekonomike). Gjatë këtyre viteve Sonilda ka lënë gjurmën e saj profesionale duke performuar mirë në punë dhe vlerësimet nuk i kanë munguar. Sonilda, veçse një vajzë inteligjente, e zonja në punë, ka dhe një shpirt të madh. Ajo veç aftësive komunikuese të jashtëzakonshme, është dhe humane si natyrë. Kjo e shtyu që të angazhohet dhe të bëhet pjesë e bordit të UNHCR, një shoqatë internacionale humanitare ku ka dhënë një kontribut të çmuar. Sonilda ka ndërtuar mësë miri jetën fal dhe profesionit të saj në Itali dhe këtij vendi ajo i detyrohet aq sa vendlindjes, prej të cilës u largua për një të ardhme më të mirë.

Pavarësisht se Italia për Sonilda Hotin është është një dashuri unike, një shtëpi për të, zemra i rreh për tokën amë, aty ku lindi dhe u rrit, ku qau dhe qeshi, ku u gëzua dhe hidhërua, ku ndau të mirën dhe të keqen.
Sytë dhe veshët i ka nga Shqipëria dhe do të dëshironte shumë që një ditë të kthehej që të punonte me të gjithë forcat dhe njohurit për të ndryshuar këtë vend, e sidomos për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
Veç dëshirës, Sonildës nuk i mungon as energjia për të dhënë kontributin e saj që gjërat në këtë vend të ecin ndryshe, jo si deri më tani. Ky konfirmim për të, vjen nga të gjithë ata që e njohin, shqiptarë ose jo, pasi kanë parë tek Sonilda të gjithë cilësitë e një vajze që duhet marr si shembull, ku gjithnjë mendon pozitivisht, është e qeshur dhe optimiste për ditë më të mira. Ajo nuk dekurajohet kurrë, u jep kurajo të njohurëve që të ecin sa më shumë në jetë. Sonilda falenderon Zotin për të gjitha mirësitë që i ka dhuruar, por zemra e saj nuk është aspak e qetë kur mendon për Shqipërinë. Eshtë një familjare shembullore nënë e një djali, familja e saj është shumë e madhe, por është e lidhur shmë me motrën binjake e cila është gjysma e saj. Pavarësisht kohës së shumtë që i merr puna, Sonilda po përpiqet të gjej kohën dhe të shkruaj dhe po punon për përgatitjen e botimit të dy librave.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular