BallinaAktualitetEpidemiologu Alimehmeti tregon kur pritet të rritet sërish numri i të infektuarve...

Epidemiologu Alimehmeti tregon kur pritet të rritet sërish numri i të infektuarve me COVID

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti deklaroi në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se rënia e raste të reja me COVID ka filluar që në fund të muajit marsit.

Duke iu referuar grumbullimeve dhe takimeve gjatë fushatës zgjedhore, Alimehmeti u shpreh se mund të shihet një rritje në numrin e të infektuarve nga java e tretë ose e katërt e majit.

“Jemi në një situatë në rënie të vazhdueshme, është e mirë, por duhet të bëjmë një tablo të qartë për të parë edhe spitalet e tjera. Rënia e plotë ka filluar që në fund të marsit. Kjo patjetër do shihej më pas në spital. Shtrimet në spital janë indiaktor më i rëndësishëm, kjo na intereson shumë. Nuk ka rëndësi shumë pozitiv simptomatik. Fushata, numërimi, ndodhën në kushte të favorshe epidemiologjike dhe meteorologjike. Ishin rezultate të mira. Një përqindje e lartë e popullatës e kanë kaluar tashmë. Mund të shohim një rritje nga java e tretë ose e katërt e majit. Nuk besoj se do të jetë një rritje e rëndësishme, po efekti do të shihet.”

Sa i përket variantit indian, mjeku nuk e konsideroi shqetësues.

“India është një shtet shumë i madh, duhet t’i kalkulojmë edhe shifrat e Indisë. Nëse i shohim në 1 milionë banorë, shifrat e Indisë janë shumë larg kulmeve që kanë ndodhur në Evropë, SHBA a në Shqipëri. Ishin skena të pritshme të një popullate kaq të madhe. Nuk duket që ky variant do të jetë dominant. Nga OBSH quhet variant interesi, dhe jo shqetësimi.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular