BallinaKryesoreHistoria e shtëpive publike që Ahmet Zogu hapi në vitin 1922

Historia e shtëpive publike që Ahmet Zogu hapi në vitin 1922

Në fillim shekullin e XX, të gjithë të huajt që hynin në Tiranë, priteshin në mënyrë ceremoniale nga një grup çingiesh. Të shfaqura si një rudiment oriental, të veshura me brekushe dhe me këmbët zbathur ose të futura në ca nallane druri, prej kohësh ato kishin shoqëruar bejlerët, duke kërcyer e kryer shërbime të tjera.

Për shkak të këtij profesioni, ato kishin edhe vlerën e të vetmit grupim shoqëror që merrte përsipër argëtimin e atyre që kishin mundësi ta blinin.

Argëtimi vazhdonte edhe gjatë gjithë natës. Kundrejt një pagese më të arsyeshme, çingiet duhet të shuanin edhe epshet mashkullore të tregtarëve dhe banorëve të tjerë të zonës.

Më së shumti kjo ishte panorama përgjithësuese e Tiranës së kësaj epoke. Por, mbërritja, në shkurt të vitit 1920, e qeverisë së kongresit të Lushnjës dhe caktimi i Tiranës si kryeqytet, do të kërcënonte gjithçka që shkonte sipas së vjetrës.

Për herë të parë çingiet do të ndesheshin me rregullat e shtetit, me kufizimet, me gjobat, dhe, sipas rastit, edhe me mbylljen në birucat e policisë, ndërkohë që argëtimi i shfrenuar, sidomos prostitucioni, do të kontrolloheshin me anë të ligjeve të rrepta.

Një ndër problemet me të cilat qeveria e re e shqiptarëve do të merrej gjatë do të ishte pikërisht disiplinimi i mënyrës së jetesës në lagjet e romëve, një prej të cilave, ajo e Tabakëve, gjendej pothuaj në qendër të Tiranës, madje përballë disa institucioneve kryesore të shtetit.

Por kjo iniciativë do të kërkonte edhe kohë edhe këmbëngulje, pasi gjithçka vendosej kundër. Klientë të çingieve ishin jo vetëm tregtarët më të pasur të qytetit, por edhe zyrtarët e kategorive të ndryshme bashkë me policët apo xhandarët.

Në fakt, në raportet e kohës, hapësirën e shqetësimit më të madh e zinin informacionet që bënin fjalë për shtimin e të infektuarve me sëmundje seksualisht të transmetueshme, njohur si sëmundje veneriane. Gishti i akuzës u drejtohej pikërisht çingieve që prostituonin pa asnjë masë mbrojtëse dhe pa asnjë lloj higjene në lagjet e fëlliqura të romëve. Institucionet e reja nisën ti shihnin ato si shkaku kryesor i përhapjes së infeksionit.

Dhe në fakt, krahas malarias, që vazhdonte tu merrte jetën shqiptarëve, sëmundjet veneriane zinin një peshë të konsiderueshme në statistikat e kohës.

Pikërisht problemi i përhapjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, sidomos për shkak të prostitucionit në lagjet e romëve, detyron ministrin e Brendshëm të kohës, Ahmet Zogu, të ndërmerrte një iniciativë të guximshme: Në Shqipërinë e këtij kërcënimi prostitucioni duhej legalizuar.

Me synimin për të realizuar një përshtatje më të arrirë,  ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, zgjedh një rregullore të ish-Perandorisë Austro-Hungareze të sapo shpërbërë, që rregullonte kurvërinë në rrethinat e Sarajevës – një qyteti me shumicë myslimane në Bosnje, që në këtë periudhë ishte bërë i famshëm për shthurjen seksuale, sidomos për homoseksualitetin.

Rregullorja mbi rregullimin e Kurvërisë në Rrethinat e Sarajevës, me 26 pika, që Zogu aplikoi në Shqipëri, dhe që niste me përcaktimin konceptual të prostitucionit, përmbante kushte serioze të pranimit. Femrat paralajmëroheshin për të këqijat e zanatit… e të tjera.

Sipas rregullores, vajzat duhet të mbështilleshin në shtëpi të përgjithshme, apo bordello dhe duhet të regjistroheshin në polici. Ndërsa udhëzimet për vizitat periodike mjekësore janë më të hollësishme. Femrat duhet të shkonin në mënyrë taksative dy herë në javë për vizitë te një mjek i quajtur “qeveritar” firma e të cilit në kartelat e personalizuara lejonte apo ndërpriste aktivitetin e tyre.

Legalizimi i prostitucionit parashikonte rregulla të rrepta edhe për pronarët e shtëpive publike, të drejtat dhe kufizimet e pushtetit të tyre, ndarjen e fitimit etj. Po kështu, në rregullore përcaktohehshin edhe kushtet higjienike që shtëpitë publike duhet të përmbushnin me qëllim që të nisnin veprimtarinë…

Historia e plotë e lulëzimit dhe venitjes së shtëpive publike në Shqipërinë e viteve 1922-1990 u transmetua mbrëmjen e sotme në dokumentarin premierë në orën 23:00 në televizionin ABC. /abcnews.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular