BallinaAktualitetMedia në zi! Ndahet nga jeta gazetarja e njohur, diplomati: Dritën e...

Media në zi! Ndahet nga jeta gazetarja e njohur, diplomati: Dritën e saj do ta kem deri në frymën e fundit

Një prej emrave të njohur të gazetarisë shqiptare, Dashuri Murati është ndarë nga jeta ditën e djeshme, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Dashuri Murati, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar ndër vite në Radio Tirana International, u shua në moshën 68 vjeçare.

Znj. Murati filloi punën në Radio Tirana International në vitin 1976, në seksionin e gjuhës turke.

Që prej atij viti, e derisa doli në pension, znj. Murati ishte një prej njerëzve me përgjegjësi të lartë dhe sa e sa herë është shfaqur në takime zyrtare të delegacioneve të nivelit të lartë mes dy vendeve.

Dashuri Murati, është bashkëshortja e diplomatit Shaban Murati, dhe nëna e gazetarit Erl Murati, që sot mban detyrën e kryeredaktorit të Gazeta Shqiptare.

Për humbjen e parakohshme të bashkëshortes ka reaguar edhe diplomati dhe analisti i njohur i medias, Shaban Murati.

“Dashkës, që mbajti të ndezur dritën në shpirtin tim”- Është dedikimi i librit tim të fundit për gruan time, Dashuri Murati, që u shua vete sot, por dritën e saj do ta kem deri në frymen e fundit”, shkruan ai.

Gazeta SHQIP i shpreh ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular