BallinaOP EDNjë fillim i ri

Një fillim i ri

Nga Erges Eskiu

Une, Lulzim Basha, u perpoqa te beja nje fushate model, me nje program konkret, me nje plan normalisht te zbatueshem dhe t’ju jepja dinjitet Shqiperise dhe shqiptareve!
Pertej thirrjes se pushtetit dhe nje pjese te mire te njerezve per t’u bere si ata, autoritar, arrogant, prepotent, ne aleance me krimin, une vendosa te mos ndryshoje!
Une vendosa te qendroj vetvetja sepse vendi dhe populli im, duan nje lider ndryshe nga ata qe kemi pare dhe padiskutim ndryshe nga ky diktator fashist, qe ka pushtuar gjithe institucionet e vendit, perveç presidences.
Falenderoj pamase dhe i jam mirenjohes pafund te gjithe njerezve, qe besuan dhe votuan ndryshimin!
U jam mirenjohes te gjithe atyre qe refuzuan joshjen e Rames me parate e droges dhe korrupsionit dhe qe i rezistuan presionit te bandave me te rrezikshme ne vend.
Une nuk jam hatermbetur, me ata qe shiten voten apo iu nenshtruan presionit shteteror. Nuk kam meri me ata qe iu nenshtruan Rames, por ju premtoje se do bej gjithçka mundem per ju dhe gjithe shqiptaret te keni nje jete dinjitoze neser.
Une, Lulzim Basha, bir i dy prinderve atdhetar, bashkeshort i nje gruaje fisnike, babai i dy vajzave te mrekullueshme, ju betohem ne nderin e familjes sime se nga ky moment une nuk ndalem per asnje çast derisa te permbush misionin tim, te largoje Ramen nga qeveria dhe t’i ktheje shpresen ketij vendi!
Ju betohem se nuk ndalem derisa Rama te shporret nga ky vend ose te kalbet ne burg bashke me gjithe bashkepunetoret e tij.
Zotehem se do u konfiskojme gjithe pasurite qe kane akumuluar duke grabitur parate tuaja dhe parate e paligjshme nga trafiku i droges.
Jam i zhgenjyer me partneret tane te cilet me kerkuan te jem bashkepunues me nje kriminel fasisht, me premtimin se ata do i pamundesonin Rames te tjetersonte vullnetin e popullit shqiptar.
Jam i zhgenjyer me Ramen i cili nuk ka asnje meshire per shqiptaret, por u ble atyre dinjitetin dhe shpirtin per makthet dhe deliret e veta.
Te dashur shqiptar, une sot ju premtoj te gjitheve, djem e vajza te reja, burra gra, nena e gjysher, te vazhdojme se bashku edhe njehere, te ngrihemi fuqishem si nje uragan, krahe per krahe njeri-tjetrit se nga ky moment une nuk do te ndalem asnje moment te vetem derisa Rama t’i nenshtrohet vullnetit tuaj, per zgjedhje te lira e te ndershme.
Nga ky moment o une o Rama ne kete vend.
O do te kete nje qeveri normale te Partise Demokratike te Shqiperise ne kete vend, o do kete nje regjim fashist se ai qe permbysem 30-vite me pare.
Ju premtoj se do e shkrije gjithe pasurine time, do i shterroje te gjitha energjite e mija derisa t’ju sjelle te drejten e vendimarrjes, derisa t’ju sjelle lirine e merituar!
Betohem sot, ne zot dhe ne nderin e famlijes sime se asgje nuk ka per ta ndale zemerimin tim derisa t’ju jap Shqiperise dhe shqiptareve dinjitet dhe shprese per te ndertuar te gjithe se bashku, ne token tone, te ardhmen tone europiane.
Ju betohem se kjo toke e ky komb mijera vjeçar nuk do te shuhet!
Bashke do te ndertojme Shqiperine europiane.
Ps. Kjo lexohet ne syte e Lulzim Basha
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular