BallinaKronikeDrogë, dhunë ndaj bashkëshortes dhe.../ Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep...

Drogë, dhunë ndaj bashkëshortes dhe…/ Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 6 persona, për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se në flagrancë është arrestuar një 27-vjeçar me inicialet K. A., pasi është konstatuar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjet iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Në pranga u vu edhe një 20-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik që i bënë, “Shqiponjat” i gjetën një sasi lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

I. L., 21 vjeç dhe H. S., 20 vjeç,pasi Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë të ftohta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. S., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular