BallinaPolitikeEMRI/Dorëhiqet sekretari organizativ në PD

EMRI/Dorëhiqet sekretari organizativ në PD

Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike Sahit Dollapi ka dhënë dorëheqjen nga posti ditën e sotme.

Dorëheqja e Dollapit nga ky post vjen dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkohë sekretari për Burimet Njerëzore në selinë blu, Ervin Minarolli ka mohuar largimin e tij nga Partia Demokratike.

Sekretari organizativ I Partisë Demokratike, Sahit Dollapi ka dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij në Parti. Dorëheqja e numrit tre të selisë blu vjen dy javë pas humbjes së zgjedhjeve  parlamentare të 25 prillit nga Opozita.

Sahiti Dollapi e mori detyrën e sekretarit Organziativ 4 vitë më parë, ndërsa emri I tij u lakua në media gjatë protestave të opozitës përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit, ku në maj të vitit 2019 Dollapi u dhunua nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Më herët Sahit Dollapi ka mbajtur detyrën e drejtorit të UKT-së dhe CEZ-it.

Lajmet  për një largim të tij nga Partia Demokratike, I ka mohuar sekretari I Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli. Në një reagim në rrjetet sociale, Minarolli thekson se do vazhdojë të jetë në shërbim të demokratëve, për të ccuar përpara betejën për rrezimin e regjimit të Edi Ramës, I cili sipas tij ka marrë peng Shqipërinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular