BallinaKronikeFOTO/Ndjekje me helikopter, kush është skafisti vlonjat që u kap me 4...

FOTO/Ndjekje me helikopter, kush është skafisti vlonjat që u kap me 4 milionë euro kanabis

Mbi 400 kilogramë kanabis janë kapur sot nga një operacion anti-drogë mes policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes FRONTEX-it, GDF italiane dhe policisë shqiptare për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme është sekuestruar një gomone me 400 kg kanabis me destinacion tregun italian.

Policia njofton se gjatë aksionit është arrestuar një i ri nga Vlora me inicialet E. I.

30-vjeçari i prangosur ishte drejtuesi i gomones që ishte mbushur me kanabis.

FRONTEX njofton se gomonia 6 metra e gjatë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit u ndoq nga një helikopter i Guardia di Finanza. Nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Frontex, për kontrollin e kufijëve detar, gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur goditja e një tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të përbashkët u bllokua mjeti lundrues dhe u vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora, shtetasi E. I.

Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash.

Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular