BallinaAktualitetFOTO/Zbulohen kërpudhat helmuese nga të cilat dyshohet se vdiqën 3 kosovarët në...

FOTO/Zbulohen kërpudhat helmuese nga të cilat dyshohet se vdiqën 3 kosovarët në Gjirin e Lalzit

Disa ditë më parë 3 anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë pas një helmimi ushqimor.

Sipas familjarëve të tyre, prej disa ditësh ato ndodheshin në shtëpinë e tyre të pushimit në Gjirin e Lalzit.

Mendohet se nëna, djali dhe nusja e shtëpisë Haliti kanë shëtitur në pyllin e pishave, këtu Afrimi së bashkë me nënën dhe bashkëshorten e tij kanë mbledhur kërpudha helmuese.

Pikërisht kjo kërpudhë që unë kam në dora njihet si kësula e vdekjes.

Sipas biologëve kjo kërpudhë dëmton mëlçinë dhe veshkat. Shume njerëz pretendojnë se janë njohës të kërpudhave.

Sipas ish-ministrit të bujqësisë Edmond Panariti, për të kuptuar nëse kërpudhat janë vdekjeprurëse ose jo,mjafton një fletë filtri dhe pak acid klorihidrik.

Konsumatorët duhet të bëjnë kujdes jo vetëm me kërpudhat e egra në pyll,por edhe ato të kultivuara që gjejmë në tregjet e Tiranës. Kujdes kur blini kërpudha duhet që ato që të kenë etikën të shoqëruar me datë skadence dhe të dhënat e origjinës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular