BallinaAktualitetJorida Tabaku bën deklaratën e fortë: Aqif Rakipi për dy vite kërkoi...

Jorida Tabaku bën deklaratën e fortë: Aqif Rakipi për dy vite kërkoi të takojë Bashën, por u refuzua nga kryedemokrati

Deputetja e zgejdhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku u shpreh se ish-deputeti Aqif Rakipi, prej dy vitesh iu vetëofrua PArtisë Demokratike, por Lulzim Basha e refuzoi.

Ajo tha në emisionin “Shqip” se pas refuzimit që mori nga Basha, Aqif Rakipi vendosi djalin e tij në listën e Partisë Socialiste, ku e nxori si kandidatin e tretë më të votuar nga PS.

Aqif Rakipi ka tentuar për dy vjet të takojë kryetarin e Partisë Demokratike dhe ai nuk pranoi. Ndërkohë që Edi Rama i mori këta persona i futi në listën e PS-së. Rakipi është jashtë Parlamentit me një kërkesë që kemi çuar ne, sepse ne jemi ndryshe, nuk jemi njësoj. Dhe e kemi treguar që jemi ndryshe. Dhe më vjen shumë mirë që e kemi treguar me fakte. Kemi treguar që nuk bëjmë kompromise për pushtetin. Ndërkohë që nga pala tjetër ne shohim një kompromis për pushtetin, me dy personazhe që tregojnë faqen më të keqe të Shqipërisë, Doshin dhe Rakipin.

Unë nuk i di detajet, di që është vetëofruar dy vjet me radhë për të takuar Bashën. Basha nuk e pranoi dhe ka treguar një vullnet të jashtëzakonshëm që nga 2016-ta dhe deri më sot, për luftën e dekriminalizimit që është një betejë që askush nuk ia heq dot PD-së dhe është një betejë që e pastroi Parlamentin”, tha Tabaku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular