BallinaUncategorizedEMRI/Aksident në Tiranë, drejtuesi i motorit humb jetën pas përplasjes me automjetin,...

EMRI/Aksident në Tiranë, drejtuesi i motorit humb jetën pas përplasjes me automjetin, ja informacionet paraprake

Një aksident ka ndodhur në Yzberisht pasditen e sotme. Për pasojë ka humbur jetën një person i cili po udhëtonte me një motor. Ngjarje në rrugën “Migjeni” në Astir. Nga informacionet paraprake mësohet se një makinë ka përplasur një motor.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë motoristi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular