BallinaBotaMinistria e Jashtme: Mbetjet e raketës kineze nuk kanë shkaktuar asnjë dëm

Ministria e Jashtme: Mbetjet e raketës kineze nuk kanë shkaktuar asnjë dëm

Nuk ka pasur raportime për lëndime ose dëme të shkaktuara nga mbetjet e raketës bartëse kineze “Marshimi i Madh-5B”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying të hënën, duke iu përgjigjur pretendimeve të mediave perëndimore se raketa mund të shkaktonte dëmtime gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës.

Mbetjet e raketës u rikthyen në atmosferën e Tokës në orën 10:24 të mëngjesit (02:24 sipas kohës së Grinuiçit) të dielën. Shumica e tyre u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesa tjetër ra në Oqeanin Indian në një vend afro 72.47 gradë gjatësi gjeografike lindore dhe 2.65 gradë gjerësi gjeografike veriore, bëri të ditur Zyra e Inxhinierisë Hapësinore e Kinës.

Qeveria kineze i ka kushtuar vëmendje të madhe rihyrjes së raketës pas dërgimit me sukses të modulit kryesor “Tianhe” në orbitën e përcaktuar muajin e kaluar, tha Hua. Gjatë procesit të rihyrjes, Kina ndoqi nga afër trajektoren e raketës dhe bëri një njoftim paraprak për situatën e rihyrjes.

“Me sa di unë, faza e fundit e raketës është bërë pasive për të parandaluar shpërthimin e saj në orbitë dhe krijimin e mbeturinave hapësinore,” tha zëdhënësja, duke shtuar se shumica e përbërësve të raketës u dogjën gjatë rihyrjes në atmosferë dhe probabiliteti për të shkaktuar dëme në aktivitetet e aviacionit dhe tokë ishte “jashtëzakonisht i vogël”.

Kina gjithashtu ndau rezultatet e parashikimit të rihyrjes nëpërmjet mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar, tha Hua.

Ajo vuri në dukje se është një praktikë ndërkombëtare që raketat bartëse të digjen përfundimisht ndërsa rihyjnë në atmosferë. (Vera/Artan)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular