BallinaKryesoreMjekja: Po qarkullojnë disa lloje virozash, fëmijët më të prekurit

Mjekja: Po qarkullojnë disa lloje virozash, fëmijët më të prekurit

Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e përhapjes së SarsCov2, madje në urgjencën e spitalit infektiv gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar raste të pacientëve që kanë pasur nevojë për ndihmë

Por, nëse po lëmë pas rastet e shumta në numër me Covid-19, stina e pranverës në vendin tonë, ndryshimi i temperaturave po shoqërohet me një fluks të shtuar të pacientëve të vegjël në qendrat shëndetësore dhe urgjencat e spitaleve

Mjekët thonë se në këtë periudhë fëmijët po preken gjithnjë e më shumë nga virozat, të cilat po shfaqin simptoma të ndryshme, të ngjashme deri diku me rinitet alergjike.

Mjekja pediatre e Qendrën Shëndetësore nr2 në Tiranë, Valbona Shahinaj tregoi në “Wake Up” edhe virozat që po prekin më së shumti fëmijët.

“Fluksi është shtuar realisht, por fatmirësisht në këtë situatë nuk kemi Covid. Rastet kanë rënë goxha me Covid, por janë shtuar virozat stinore. Duke filluar me alergjitë dhe në këtë periudhë kemi pasur një virozë me diarre dhe të vjella.

Një tjetër virozë është edhe ajo me temperaturë. Ndonjëherë është edhe kombinim, bark të vjella dhe temperaturë.

Viroza do kalojë, maksimumi 3 ditë. prindërit t’i ushqejnë mirë, jo duke i mbingopur, por t’i hidratojnë. Pjesa më e madhe që janë prekur në këtë periudhë janë mosha e çerdheve dhe kopshteve”, sqaroi mjekja.

Mjekja: Po qarkullojnë disa lloje virozash, fëmijët më

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular