BallinaBotaNxënësit hidhen nga dritaret e klasave, 9 të vdekur në një shkollë...

Nxënësit hidhen nga dritaret e klasave, 9 të vdekur në një shkollë në…

Së paku 9 persona, shumica e të cilëve fëmijë, janë vrarë në qytetin rus Kazan. Sipas mediave të huaja, një nga agresorët, një 17-vjeçar tashmë është ndaluar, ndërsa autori tjetër thuhet se është akoma në ndërtesën e shkollës.

Siç edhe ishte raportuar, një nga viktimat thuhet se ishte një mësuese dhe tetë viktimat e tjera ishin nxënës. Veç të vdekurve, të paktën 10 persona janë plagosur, katër prej të cilëve u shtruan në spital.

Ndërkohë një video e publikuar në rrjetet sociale tregon fëmijët që hidhen nga dritaret e shkollës nën zhurmën e të shtënave

Kazan, i vendosur rreth 800 kilometra nga Moska, i njohur si “kryeqyteti i tretë i Rusisë”, është një qytet me mbi 1.2 milionë njerëz dhe më i madhi në rajonin kryesisht mysliman të Tatarstanit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular