BallinaKronike"Njerëzit qajnë trupin e vdekur..."/ Shokët i japin lamtumirën “Tallman-it”, Stresi nxjerr...

“Njerëzit qajnë trupin e vdekur…”/ Shokët i japin lamtumirën “Tallman-it”, Stresi nxjerr fotot me gjestin e veçantë të miqve

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit, 27-vjeçari Mehmet Qema, i cili u vra të hënën në mbrëmje nga shoku i tij i ngushtë, Marjus Dema.

Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë miqtë e Qemës, i njohur si “Tallmani”. Vihet re që ata kanë stampuar në një bluzë foton e tij dhe pas kanë realizuar një foto të mbledhur së bashku.

Ka qenë reperi i njohur, Stresi që ka ndarë këtë foto nga ky moment vërtetë trishtues dhe e ka shoqëruar me një dedikim për mikun e ndjerë

 “Njerëzit qajnë trupin e vdekur kur e përcjellin në varr, por askush nuk qan zemrën e vdekur në trup të gjallë. “Tallman”, broski lamtumirë! Ngushëllime familjes”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë se 27-vjeçari kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Londra dhe ka marrë pjesë edhe në videoklipe në këngë të ndryshme reperash.

"Njerëzit qajnë trupin e vdekur..."/ Shokët i japin"Njerëzit qajnë trupin e vdekur..."/ Shokët i japin"Njerëzit qajnë trupin e vdekur..."/ Shokët i japin"Njerëzit qajnë trupin e vdekur..."/ Shokët i japin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular