BallinaKryesorePresidenti Meta: Krimet që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë

Presidenti Meta: Krimet që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë

residenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjet e rënda që kanë tronditur vendin tonë ditët e fundit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se në qytetet kryesore të vendit krimi ka marrë revansh.

Për këtë arsye, kreu i shtetit kërkon “masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike”.

Sipas Presidentit Meta, ngjarjet që po tronditin rëndë opinionin, “duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor”.

POSTIMI I PLOTE

Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular