BallinaKryesoreRefuzimi i provave të PD/Gazment Bardhi: KAS u bë sot palë me...

Refuzimi i provave të PD/Gazment Bardhi: KAS u bë sot palë me pushtetin në blerjen e votave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas refuzimit që Komisioni I Ankesave dhe Sanksioneve u bëri sot, provave të sjella nga PD, lidhur mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit.

‘Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. 3 anëtarët e zgjedhur nga PS refuzuan, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve.

Ky është një akt i përsëritur, kur  shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor. Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit.

Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular