BallinaKronikeZbardhet dëshmia e gruas/ Dyshohet për vrasje me pagesë, tre pistat e...

Zbardhet dëshmia e gruas/ Dyshohet për vrasje me pagesë, tre pistat e hetimit për ekzekutimin e Everest Çakës

Shoqërimi mbi 20 personave në lidhje me vrasjen e Everest Çakës në Elbasan duket se nuk ka sjellë ndonjë detaje domethënës për hetuesit. Pas marrjes në pyetje, ata janë lënë të gjithë të lirë. 41 vjeçari u ekzekutua me 12 plumba mbrëmjen e shkuar në një atentat të mirëorganizuar. Ai ndodhej në makinë bashkë me gruan e tij pasi një aksidenti të simuluar dhe më pas derdhjes së breshërisë së plumbave.

Grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimi në lidhje me ekzekutimin e 41 vjeçarit, që nisin nga ajo e hakmarrjes, për shkak të përfshirjes së tij në vrasjen e Gëzim Alikajt në Elbasan, ngjarje e ndodhur në vitin 2010.

Pista tjetër është ajo e larjes së hesapeve mes bandave apo prishja e pazareve të drogës. Dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje me pagesë.

Viktima Everest Çaka është djali i tezes i Arjan Spahiut, i ekzekutuar në Belgjikë në nëntor të vitit të shkuar, krim ende i pa zbardhur por që hetuesit belgë i kanë drejtuar sytë nga Elbasanit ku edhe mbërritën pak javë më parë. Spahiu dyshohej si i përfshirë në trafikun e drogës.

Hetuesit kanë sekuestruar edhe kamera të shumta sigurie në zonë në përpjekje për të zbuluar më shumë detaje për ngjarjen.

Dëshmitarja kryesore e ngjarjes është bashkëshortja e të ndjerit, Silvana Çaka, e cila duket se nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me vrasësit.

“Sapo makina jonë nisi lëvizjen, një mjet na goditi nga pas, kujtuam se ishte aksident. Pashë një burrë që u afrua tek xhami i shoferit dhe mbante në duar një armë. Ai qëlloi disa herë në drejtim të Everesit, në qafë dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah”, tha ajo.

Mënyra e organizimit të vrasjes hedh dyshime të forta për hetuesit se bëhet fjalë për vrasës me pagesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular