BallinaKronike"Autori me trup të mbushur dhe...", gazetarja ‘plas bombën’: Një dëshmitar ka...

“Autori me trup të mbushur dhe…”, gazetarja ‘plas bombën’: Një dëshmitar ka dhënë identitetin e vrasësit të Çakajt

Gazetarja investigative, Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja për vrasësin e Everest Çakajt, pas ngjarjës së rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Elbasanit.

Lala tha në Opinion se një dëshmitar që po ruhet nga policia ka parë momentin e vrasjes dhe e ka përshkruar vrasësin përpara policisë, duke thënë se ishte me trup të mbushur, jo shumë i gjatë dhe tepër i shkathët.

Everest Caka u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në lagjen Skënderbej në Elbasan, teksa ndodhej në makinë me gruan e tij, Silvana Çaka, e cila po ashtu mori një plumb në dorë por është jashtë rrezikut për jetën.

Të paktën 15 plumba janë qëlluar në trupin e Everest Çakajt, ndërkohë vrasja dyshohet se ka lidhje me të shkuarën e errët të 41 vjeçarit.

“Do të jap detajet e nje dëshmitari që po mbrohet nga policia. Në momentin që është goditur, Everesti ka ndaluar sepse ka menduar se është një aksident. Ose është përdorur pistoletë me silencator ose armët e shkurtra. Është qëlluar me 15 plumba dhe kanë dashur të jenë të sigurtë që ka ndërruar jetë. Rezulton që autori i dyshuar i ngjarjes është një person i njohur i zonës. Aty jashtë është një person, emrin nuk mund ta zbuloj dot, sepse është dëshmitar që policia e konsideron të rëndësishëm. Ai thotë, personi që ka dalë është një person i mbushur, jo shumë i gjatë dhe i ka lëvizur në mënyrë precize. Ka qëlluar dhe më pas është larguar pa shkëmbyer asnjë fjalë. Dëshmitari ka dhënë një identitet dhe policia ka një panoramë si është vrasësi”, tha Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular