BallinaKronikeE pritën në parkingun e.../Si u qëllua me breshëri “Golf 7”-ta ku...

E pritën në parkingun e…/Si u qëllua me breshëri “Golf 7”-ta ku ndodhej biznesmeni shqiptar dhe nipi i tij

Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë zbuluar të tjera detaje rreth ekzekutimit me armë zjarri të 42-vjeçarit shqiptar Kamer Idrizi. Po ashtu janë publikuar foto nga vendngjarja pak pasi kishte ndodhur krimi.

Mësohet se në momentin që është hapur zjarr në drejtim të tij, Kamer Idrizi ka qenë në shoqërinë e nipit. Ndërsa viktima ndodhej në makinën tip “Golf 7” e parkuar pranë një restoranti.

Autorët e kanë pritur dhe në momentin që Kamer Idrizi është afruar në zonën e parkingut është qëlluar me breshëri.

Raportohet se është përdorur një armë kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të pakën 90 gëzhoja. Për shkak të plagëve të marra humbi jetën gjatë rrugës për në spital Kamer Idrizi.

Ndërsa nipi i tij i cili mori 6 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, po lufton për jetën në spital.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular