BallinaKryesoreErvin Salianji: Kemi denoncuar me emra 345 persona të lidhur me krimin...

Ervin Salianji: Kemi denoncuar me emra 345 persona të lidhur me krimin e zgjedhjeve

Në Çim Peka Live, deputeti i zgjedhur, Ervin Salianji, komentoi fillimisht se se ku gaboi Partia Demokratike në këto zgjedhje në raport me Edi Ramën.

Pyetja që i intereson publikut është a kishte zgjedhje të lira apo jo. Aboslutisht që jo.  Çdo regjim mundet vetëm më votë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër për të mundur regjimet. Nuk do presim aq se nuk jemi në të njëjtën situatë. Ky është një regjim në kushte e një oligarkie, ku komandojnë njerëz që i kemi denoncuar.

Kemi nxjerrë 345 emra. Kemi denoncuar më herët Vilma Nushi për shëndetësinë. Kemi denoncuar Samir Manen, Kastratin për aeroportet, për çdo lloj vendimarrje që ndikon të qeverisja. Ne kemi bërë denoncimet përkatëse. Ne kemi nxjerrë edhe listën aty ku ne mendojmë që ka devijime të interesit publik për qëllime të pushtetit.

Kemi denoncuar me emra konkretë persona influentë të krimit që komandojnë persona të pushtetit për shkak të pushtetit që u ka dhënë Edi Rama dhe Rilindja. Përballjet me regjimet janë të forta. Nuk i kërkohet llogari Navalnit pse është në opozitë, sepse është regjimi në Rusi. Po kështu në Iran, apo në Venezuelë.

Unë nuk mendoj që opozita është e pagabueshme, dhe duke bërë analizën e plotë, unë mendoj se del ndryshe.  Ne kemi bërë lëvizje të forta’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular