BallinaKronike“Foshnja po përpiqej të zgjonte nënën”/ Polici flet për ngjarjen makabre ku...

“Foshnja po përpiqej të zgjonte nënën”/ Polici flet për ngjarjen makabre ku mbeti e vrarë 20-vjeçarja

Kryetari i Shoqatës së zyrtarëve policorë të Atikës Juglindore, George Kalliakmanis ka dhënë detaje në lidhje me momentet e para të krimit makabër që ka tronditur Greqinë, ku një 20 vjeçare u vra në mënyrë mizore.

Mediat greke bëjnë me dije se policia ka gjetur të ulur pranë nënës 20-vjeçare që u vra nga hajdutët foshnjën e saj vetëm 11-muajshe, e cila po përpiqej që ta zgjonte atë.

Polici thekson se është shokuar nga ajo që ka parë brenda shtëpisë ku burri ishte i lidhur, nëna 20-vjeçare ishte e pajetë në dysheme dhe foshnja e saj vajzë nuk po qante, por po përpiqej që ta zgjonte të ëmën.

Ndërkohë, në lidhje me bashkëshortin e viktimës policia ka bërë me dije se për një moment i tronditur nga ajo që kishte përjetuar, kishte humbur ndjenjat.

Gjithashtu mediat bëjnë me dije se grabitësit para se të vrisnin nënën, i kanë drejtuar armën foshnjës duke kërcënuar prindërit e saj që të tregojnë ku i kanë paratë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular