BallinaPolitikeRama mbledh ne fshehtesi Kabinetin në Dajt, “zbulohen” Ministritë që do ndryshojnë...

Rama mbledh ne fshehtesi Kabinetin në Dajt, “zbulohen” Ministritë që do ndryshojnë në shtator

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur te marten në vilën qeveritare në Dajt të gjithë kabinetin e Qeverisë Rama 2. Mësohet se takimi është mbajtur “sekret” dhe është diskutuar për ndryshime të rëndësishme që pritet të bëhen në shtator.

Partia Socialiste arriti të merrte e vetme 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe do të mund të drejtojë e vetme vendin edhe për 4 vitet e ardhshme. Mesa duket, Qeveria Rama 3 do të ketë shumë surpriza.

Rama ka dëgjuar ministrat përgjegjës teksa kanë bërë një bilanc të punëve që kanë bërë në këtë 4 vjeçar dhe ato që kanë mbetur përgjysmë deri tani, ndërsa nuk ka nguruar t’i njohë dhe me ndryshimet që priten në shtator. Në bazë të performancës dhe punës së tyre, do të vendoset dhe për fatin në Qeverinë e re.

Të paktën tre janë Ministritë që Rama u ka bërë me dije “të vetëve” se në shtator do të përballen me surpriza. Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Jashtme janë tre dikasteret e rëndësishme që pritet të ndryshojnë.

Për këto tre Ministri të rëndësishme, Edi Rama e ka bërë të qartë mbrëmjen e djeshme në Dajt se, ato do të drejtohen nga deputetët e rinj të Partisë Socialiste, apo dhe ata aktualë, të cilët janë më të votuarit me vota preferenciale.

Sipas Ramës, më te votuarit nga socialistët kanë besimin e tij dhe të njerëzve.

Por, ndryshimeve në rang drejtuesi (ministri) nuk do t’i shpëtojnë as Ministritë e tjera, për të cilat kryesocialisti ka thënë se, do të zgjidhen emra të rinj të cilët madje nuk kanë kandiduar fare për deputetë në 25 prill, apo nuk kanë lidhje me bazën e PS. Mesa duket në këto Ministri do të ketë emra që nuk rrjedhin nga baza e PS, siç ishin Besa Shahini e Gent Cakaj.

Këto deklarata të Ramës brenda radhëve të ministrave të tij, vijnë në një kohë kur media dhe analistë jashtë Shqipërisë janë shprehur se Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku do të jetë jetë Ministre e Jashtme e Shqipërisë. Ajo, është cilësuar si një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe lidhja e këtij të fundit me Ramën dihet. Newsbomb.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular