BallinaBotaRritje e ndjeshme e eksportit të automjeteve në prill

Rritje e ndjeshme e eksportit të automjeteve në prill

Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Shoqata e Industrisë së Automjeteve e Kinës, në prill eksporti i automjeteve kineze pati një ecuri të mirë, duke i kaluar 150 mijë njësitë dhe duke shënuar rekord të ri. Përveç kësaj, nga janari deri në prill, numri i automjeteve kineze të udhëtarëve të shitura ishte 2 milionë e 828 mijë, duke u rritur 66.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa e tregut arriti 26.9 %, 3.4 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme. Ndërkohë, pjesa e tregut e automjeteve SUV dhe MPV të markave kineze ishte përkatësisht 51.7% e 66.0%.


Sipas analistëve, ekonomia e Kinës i ka kushtet dhe potencialet për të ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm e të shëndetshëm. Me inkurajimin e qeverisë për nxitjen e konsumit, zhvillimi i qëndrueshëm i industrisë së automjeteve ka një bazë të fortë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular