BallinaAktualitetVIDEO/Tentoi të vetëdigjet mes turmës në sheshin “Skënderbej”, ja momenti kur neutralizohet...

VIDEO/Tentoi të vetëdigjet mes turmës në sheshin “Skënderbej”, ja momenti kur neutralizohet 40-vjeçari, policia jep detaje

Policia jep detaje për incidentin e ndodhur sot në sheshin “Skënderbej”, gjatë faljes së Fiter Bajramit nga besimtarët myslimanë.

Policia thekson se 40-vjeçari është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet, por është ndaluar nga qytetarët. Ndërkohë, LSA sjell edhe momentet kur personi është neutralizuar nga besimtarët dhe më pas shoqëruar nga policia.

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.
40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular