Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se kanë qëlluar në mënyrë paralajmëruese, disa protestues pro-palestinezë.
Demonstruesiit libanezë, që protestonin pro Palestinës ishin duke kaluar kufirin nga Libani për në Izrael në momentin kur u qëlluan.
“Pak më parë, tanket e IDF qëlluan për të paralajmëruar një numër protestuesish të cilët kaluan nga Libani në territorin e Izraelit,” shkruajnë në një postim në Tëitter Forcat Mbrojtëse të Izraelit
“Të dyshuarit sabotuan gardhin dhe i vunë zjarrin zonës përpara se të ktheheshin në territorin e Libanit”, thuhet më tej në njoftim.