BallinaBotaAvionët izraelitë rinisin sulmet, militantët e Hamasit u kundërpërgjigjen me raketa

Avionët izraelitë rinisin sulmet, militantët e Hamasit u kundërpërgjigjen me raketa

Avionët izraelitë rifilluan sulmet ajrore në Gaza të shtunën herët dhe militantët e Hamasit u kundërpërgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael, ndërsa përplasjet e tyre hynë në natën e pestë. Nga ana tjetër, diplomatët amerikanë dhe arabë kërkuan t’i jepej fund dhunës.

Mjekët palestinezë thanë se të paktën katër persona u vranë në njërin nga disa sulme ajrore në Gazën veriore. Banorët thanë se anijet e marinës izraelite qëlluan me predha nga Mesdheu megjithëse asnjëra prej tyre nuk duket të ketë goditur Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e çështjeve fetare tha se avionët izraelitë shkatërruan një xhami. Një zëdhënës i ushtrisë tha se po punohej për të konfirmuar njoftimin. Sirenat ranë në dy qytete kryesore të Izraelit në jug, duke paralajmëruar goditje të reja nga Gaza. Hamas mori përgjegjësinë për hedhjen e raketave.

Ndërsa nuk ka asnjë shenjë për t’u dhënë fund luftimeve, viktimat u shtuan. Palestinezët njoftuan për 11 të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar mes përleshjeve midis protestuesve dhe forcave izraelite të sigurisë.

Të paktën 132 vetë janë vrarë në Gaza që nga e hëna, përfshirë 32 fëmijë dhe 21 gra dhe 950 të tjerë të plagosur, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

Hamasi tha se një grua dhe një djalë ishin mes katër personave të vrarë në një sulm ajror izraelit që goditi një shtëpi që i përkiste familjes Abu Hattab në kampin e refugjatëve në plazhin e Gazas. Ushtria izraelite nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment mbi sulmin.

Mes tetë të vdekurve në Izrael ishin një ushtar që patrullonte në kufirin e Gazës dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë, thanë autoritetet izraelite.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular