BallinaKronike"Doja t'u tregoja sa i dua..."/29-vjeçarja nga Mirdita bëhet tapë dhe pret...

“Doja t’u tregoja sa i dua…”/29-vjeçarja nga Mirdita bëhet tapë dhe pret damarët, çfarë tha në polici

Përdorimi i pijeve alkolike prej grave po bëhet ‘i zakonshëm”. Edhe me herët gazeta “Si” ka shkruar për këtë fenomen që po ndeshet rëndom kryesisht gjatë vitit të fundit pandemik dhe ku shumë femra të dehura në timon ose janë arrestuar , ose iu është hequr patenta.

Por një 29 vjeçare nga Mirdita me banim në Tiranë e ka kaluar masën jo vetëm me përdorimin e alkoolit, por edhe me veprimet që ka kryer në dehje e sipër. Rasti u tregua për gazetën “SI” nga policia numër 5 që rregjistroi procedimin me numër 7123 , dhe që pas hetimeve se mos dikush e kishte shtyrë për t’u vetqëlluar e mbylli kazusin .

29 vjeçarja me inicialet E.T telefonoi në what’s app dy mikeshat e saj gjithashtu kolege në zyrë dhe duke ju treguar dorën e gjakosur dhe ju tha “ shoqet e mia shikoni sa ju dua” . Burimet e policisë detajuan për gazetën “Si” se salla operative u njoftua nga dy të rejat që të tmerruara ishin të bindura se vajzës nuk i kishte dalë ende alkooli

Mbasi ajo u mjekua dhe mbasi i doli alkoli , tregoi pa hezitim: “Një natë më parë isha me koleget e punës dhe pimë pije alkolike . Sot kur u ngrita piva dhe ca birra në shtëpi. Pastaj në një moment dobësie rreth orës 14 teksa isha vetëm, dhe me thikën e guzhinës gërvisha damarin e dorës së djathtë dhe në momentin që e bëra këtë veprim isha duke folur live me shoqet e mia. Doja tu demonstroja që sa shumë i dua dhe ja çfarë bëj për to” dëshmoi në komisariat e reja nga Mirdita.

Policia bën me dije se për tu bindur që ajo po thoshte një version të bazuar në prova, thërriti edhe shoqet e E.T. E para, inicialet e të cilës gazeta “Si” i disponon kujton se si nisën të konsumonin pije një ditë më parë .” me E. T. u takuam një ditë para ngjarjes dhe së bashku me koleget shkuam për darkë dhe aty filluam të pijmë nga një gotë e nga një gotë . gjatë mbrëmjes nuk patë asnjë problem, por të nesërmen më tregoi kolegia tjetër që ishte telefonuar dhe çfarë veprimi kishte kryer ajo” detajon e reja

Vajza e dytë kujton se u telefonua në aplikacionin what’s app dhe sapo ajo e ka hapur ka parë të gjakosur shoqen. “Kishte të gjakosur dorën dhe na tha se kishte vrarë pak dorën dhe se këtë e kishte bërë për tna treguar se sa shumë na donte” thotë vajza e dytë që përpara këtij veprimi pranon që gjatë gjithë ditës shoqja kishte qenë e dehur

“Nga komunikimi i vazhdueshëm që kishim atë ditë konstatova se E. ishte e dehur, dhe sapo na tregoi se çfarë bënte për ne, njoftova ambulancën dhe njëkohësisht policinë’

Kur vajzat mbërritën në spital shoqja e tretë e pyeti: “përse e bërë këtë gjë” dhe ajo ju përgjigj: “nuk e di arsyen se përse e bëra dhe dua ta harroj këtë fakt”

Policia bën me dije se mbasi hetoi gjendjen psikologjike të 29 vjeçares u bind se e reja nuk vuante nga asnjë problem mendor dhe as shëndetësor.

“Kontrolluam çdo kontakt të vajzës nëse ajo kishte patur apo jo konflikte gjatë javëve të fundit dhe ishte e qartë që E.T nuk kishte asnjë problem të tillë. Ky veprim ekstrem i saj ka ndodhur nën efektin e alkoolit, pasi e reja gjatë gjithë paradites u mësua se kishte konsumuar birra dhe verë dhe nga efekti i tyre humbi kontrollin” mbylli hetimin agjenti I policisë që shkruan më tej se “kemi të bëjmë me një rast fatkeq i shkaktuar nga alkooli dhe se veprimi I E.T nuk u provokua nga dikush tjetër as në mënyrë direkte dhe as indirekte”.

Marrë nga GazetaSi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular