BallinaKronikeFOTO+VIDEO/Pamje të frikshme nga aksidenti fatal në Tiranë

FOTO+VIDEO/Pamje të frikshme nga aksidenti fatal në Tiranë

Rrugët e Shqipërisë po kthehen në kasaphanë. Madje po gjakosen edhe rrugët e brendshme të qyteteve. Një aksident tragjik ndodhi pas mesnatës në Tiranë, afërsisht rreth orës 02 të këtij mëngjesi. Një automjet  tip “Opel” i drejtuar nga i ndjeri R.K, u përplas fuqishëm përballë ish “Diplomatit”, në afërsi të kryqëzimit “Vasil Shanto”.

Dëshmitarët në vendngjarje pohuan se, automjeti, që vinte nga sheshi “Willson”, në drejtim të Tiranës së Re, po ecte me shpejtësi marramendëse dhe përplasja ka qenë shumë e fuqishme.

Shërbimi i urgjencës, i njoftuar nga patrulla policore, ka konstatuar se drejtuesi i automjetit ka humbur jetën menjëherë pas aksidentit.

Nga video dhe fotot e siguruara nga Rojtar.com, duken dëmtimet e shumta të automjetit, në anën e shoferit, që mund t’i kenë shkaktuar edhe humbjen e jetës.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular