BallinaKronikeMbi 400 kg kokainë, Artan Hoxha nxjerr pamjet nga vendngjarja: Po peshohet...

Mbi 400 kg kokainë, Artan Hoxha nxjerr pamjet nga vendngjarja: Po peshohet ende

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e vendit ku u sekuestruan mbi 400 kg kokainë në Kosovë, ndërsa thotë se ka patur edhe një përplasje me policinë Kosovare.

Gazetari investigativ ka publikuar disa pamje nga rrjetet sociale ku tregon ambientet e një kompanie ku është kapur sasia e madhe e kokainë së ardhur nga Amerika Latine dhe e fshehur në një kontejner me mish të nisur nga Brazili.

“Kur ke fat, ke fat… Në kohen dhe në vendin e duhur… Në Lipjan të Kosoves, në ambjentet e kompanise ku është kapur një sasi e frikshme kokainë, e fshehur brenda një ngarkesa me mish të nisur nga Brazili. Ndërkohë oficerët e njësisë speciale të policisë së Kosovës dhe oficerët e antidrogës nga Tirana janë ende duke punuar për të peshuar dhe saktësuar sa është sasia e sekuestruar e kokainës…” shkruan Hoxha.

Por ndërsa njëri nga kolegët shqiptar e ngacmon në Facebook, duke i shkruar “mos bëj kështu postimesh se mos të ngatërrojnë me pritesin”, Hoxha zbulon se u shoqëruar për një moment nga trupat speciale të Kosovë

“Vallahi sa më panë trupat speciale të Kosovës, me shoqëruan sepse ende nuk kishte ardhur asnjë media e Prishtinës, duke kërkuar dokumentat e identifikimit dhe celularin. Por shyqyr me ta ishin oficerët e antidrogës nga Tirana, se do ta kisha bërë një 48 oresh dezhurn burgu…”, shkruan Hoxha.

Sipas informacioneve të para është bllokuar 400 kg kokainë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular