BallinaKryesoreRama mbledh në selinë e PS Ruçin, Ballën e Çuçin

Rama mbledh në selinë e PS Ruçin, Ballën e Çuçin

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur papritmas në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit kryesorë të kësaj force politike.

Takimi informal është thirrur këtë pasdite. Veç Ramës, në të marrin pjesë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Tema e takimeve ende nuk dihet, ndërsa takimi është thirrur në ditën që në Kuvend, Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nisi shqyrtimin e provave të dorëzuar së bashku me kërkesën e 49 deputetëve socialistë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular