BallinaKryesoreBlerja e votës/ Ambasadorja Kim porosi SPAK për krimet zgjedhore: T'i marrin...

Blerja e votës/ Ambasadorja Kim porosi SPAK për krimet zgjedhore: T’i marrin seriozisht këto raste

Përsa i përket zgjedhjeve në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim i është referuar raportit paraprak të ODIHR, kur tha se në 25 Prill u vunë re raste të shit/blerjes së votave dhe fenomene të tjera, për të cilat thotë se nuk duhet të ekzistojnë më në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo tha në Opinion se SPAK dhe autoritetet kompetente duhet t’i marrin seriozisht denoncimet për krimet zgjedhore dhe të hetojnë të gjitha këto ngjarje.

Ambasadorja Kim është shprehur se Uashingtoni uroi Kryeministrin Rama për fitoren, por njëkohësisht edhe Partinë Demokratike për fushatën e fortë që zhvilloi.

Me përjashtim të disa problemeve, ambasadorja Kim deklaroi se në përgjithësi zgjedhjet ishin të mira.

“Është një problem që ishte në raportin paraprak të ODIHR, përveç disa aktiviteteve të tjera që shpresojmë se do të eliminohen nga zgjedhjet në Shqipëri. Dhe mendoj se kjo do të ndodhë, por siç e përmenda më herët, tani ka dy gjëra që duhet të ndodhin. Së pari, janë paraqitur një numër ankimesh në SPAK, tek prokurorët dhe ligjzbatuesit. Ata duhet t’i marrin këto seriozisht dhe t’i hetojnë të gjitha këto raste,” tha Kim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular