BallinaKronikeEkzekutimi mafioz i Endri Mustafës/ Gazetari: Sekreti që fshihte viktima mund t'i...

Ekzekutimi mafioz i Endri Mustafës/ Gazetari: Sekreti që fshihte viktima mund t’i ketë marrë jetën

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, i cili u gjet i pajetë në zonën e Livadheve.

Në emisionin “Open”, në Top Channel, mbrëmjen e sotme gazetari Elton Qyno u shpreh se viktima ka ditur një sekret dhe për këtë arsye mund të jetë vrarë, ndërsa shtoi se nuk përjashtohet fakti se mund të jetë ekzekutuar për arsye hasmërie.

Mustafa ka ditur një sekret dhe nëse do të fliste do ta nxirrte atë sekret. Nuk dihet nëse ka folur diku, por ishte një person problematik dhe kundërshtarët mund t’i druheshin dhënies së informacionit në polici dhe prokurori.

Nga mënyra e ekzekutimit është një mesazh i qartë që ai kishte një informacion të rëndësishëm dhe nuk duhet ta tregonte atë.

Ngjarja ka ndodhur në 14 maj. Mua nuk më rezulton që personi të ketë qenë në kërkim. Bashkëshortja është ndodhur nën presionin e dy grupeve në Shkodër që i thonë mos fol për mua dhe prandaj sot ka dhënë ato deklarata.

Viktima është tërhequr zvarrë. Ka një pozicion  shumë të çuditshëm në krahasim me vrasjet e tjera. Është tërhequr nga një ose dy persona dhe është pozicionuar mbrapa një ferre që të mos dukej. Zona e Livadhit njihej nga viktima, nga Ibrahim Lici dhe Ismer Bilali.

Është një vrasje që ka ndodhur brenda llojit të vetë dhe të dyja palët kanë dijeni. Viktima dhe personi që është në kërkim janë persona që janë kurriz më kurriz me njeri-tjetrin.

Është nipi i Admir Aliaj, i vrarë në 21 dhjetor 2014. Admiri është ekzekutuar bashkë me Edmond Batrën ku ka ngelur i plagosur edhe një person dhe ka shumë gjasa që vrasja e nipit të ketë ndodhur për shkak të hasmërisë,” tha Qyno.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular