BallinaKronikeVIDEO/Zjarr në një apartament në Tiranë, një grua dërgohet në spital

VIDEO/Zjarr në një apartament në Tiranë, një grua dërgohet në spital

Një zjarr ka rënë në një apartament në katin e shtatë të një pallati në zonën e Shallvareve.

Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar një grua, e cila ndodhej në apartament dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pasur pak probleme nga tymi.

Gruaja është ndihmuar të zbres nga zjarrfikëset, ndërsa ishte fshehur në tualet. Zjarri është fikur nga forcat zjarrfikëse

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2021, rreth orës 14:50, në rrugën “Aldi Boshnjaku”, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati. Si pasojë është dërguar për ndihmë mjekësore pronari i banesës i cili ka shfaqur disa shqetesime shendetesore.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular