BallinaPolitikeZgjedhjet në PD, Komisionit Zgjedhor: Ja kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët...

Zgjedhjet në PD, Komisionit Zgjedhor: Ja kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetar

Komisioni Zgjedhor i PD-së, ka bërë publik kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetar, të cilët do të futen në garën e 13 qershorit.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara nga statusi i PD-së.

Njoftimi i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike me vendimin nr. 1, datë 17.05.2021 ka vendosur që të caktojë modalitetet për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të Partisë Demokratike.

Sipas pikës 4 të nenit 10 të Statutit të PD, zgjedhja apo caktimi në funksione brenda Partisë bëhet bazuar në:

– kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj;

– kontributit në fushata elektorale;

– kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në;

– aktivizimit në jetën politike e publike të vendit;

– mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe

– reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi.

Çdo kandidat, që plotëson kriteret statutore të mësipërme ka të drejtë të paraqesë kërkesën për konkurrim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë qendrore të Partisë Demokratike, duke plotësuar Formularin e miratuar me vendim të Komisionit.

Kërkesa për kandidim duhet të paraqitet deri në datën 22 Maj 2021. Formulari gjendet në faqen zyrtare në internet të Partisë Demokratike ose mund të tërhiqet pranë Sekretarisë së Komisionit.

Për çdo informacion shtesë lutem kontaktoni me Sekretarinë e Komisionit në numrin +355 4 22 76 920.

KOMISIONI ZGJEDHOR

SELIA QENDRORE E PARTISË DEMOKRATIKE

Bulevardi Zhan D’Ark , Nr 11, Tiranë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular