BallinaKronikeDetaje të reja nga vrasja që tronditi Pejën, gjithçka filloi pas një...

Detaje të reja nga vrasja që tronditi Pejën, gjithçka filloi pas një ngacmimi seksual

Gjithçka filloi para dy vitesh kur ditën e martë përfundoi me vrasje.

RTV Dukagjini mëson se para dy vitesh i dyshuari për vrasje kishte ngacmuar seksualisht nxënësen e tij që në atë kohë ishte vetëm 13-vjeçare.

Nxënësja në fjalë është e bija e të vrarit Gëzim Kastrati, i cili disa herë ishte kërcënuar nga i dyshuari.

Mësohet se arsimtari i shkollës “Dardania” në Pejë para një viti e gjysmë ishte suspenduar nga puna.

I dyshuari për vrasje ishte dënuar me tri vite burgim dhe ishte në pritje të vuajtjes së dënimit.

“Ndaj të pandehurit Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë për sulm seksual, për shkak se i njëjti dyshohet se në cilësinë e mësimdhënësit ka sulmuar seksualisht nxënësen e tij, me ç’rast kjo aktakuzë është shqyrtuar dhe ka marrë epilog”, deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Autoritetet ende janë në kërkim të dorasit.

Ata që e kanë njohur të dyshuarin, shprehen të befasuar nga gjithë ngjarja.

“Kam qenë në punë kur ka ndodhur rasti. Kur me ka lajmëruar e shoqja jam tronditur. E kemi njohur si person pasi e kemi fqinj. Një përshëndetje ja kemi bërë. Edhe fëmijët e tij i njoh. Kjo lagje ka qenë e qetë”, rrëfen Met Hulaj.

Dukagjini mëson se për vrasjen e Kastratit është përdoruar një pistoletë deri mbi trupin e tij është shtënë shtatë herë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular