BallinaBotaUdhëtimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë rriten në prill

Udhëtimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë rriten në prill

Numri i trenave të mallrave Kinë-Evropë arriti në 1218 në prill, me 24 për qind rritje nga viti në vit, treguan të martën të dhënat nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC).

Trenat e mallrave mbanin rreth 117.000 kontejnerë mallrash muajin e kaluar, duke u rritur 33 për qind nga një vit më parë, shkruan “Xinhua”.

Në pesë vitet e fundit, shërbimet e trenave janë bërë gjithnjë e më të njohura në të gjithë globin pasi kanë lehtësuar lidhjen e infrastrukturës dhe kanë thelluar bashkëpunimin tregtar për vendet përgjatë rrugës hekurudhore, tha Jin Xiandong, zëdhënës i NDRC.

Tashmë, numri i përgjithshëm i trenave të mallrave Kinë-Evropë ka arritur në 38.000. Mallrat e transportuara nga shërbimet e trenave arrijnë në 151 qytete në 22 vende evropiane, me një rrjet logjistik që mbulon të gjithë rajonin, shtoi Jin. (Elona)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular