BallinaKronikeErdhi me pushime në Tiranë, kush është vajza nga Arabia Saudite që...

Erdhi me pushime në Tiranë, kush është vajza nga Arabia Saudite që ra pre e ngacmimit seksual

Zbulohen detaje të reja nga rasti i ngacmimit seksual të një vajze 25 vjeçare në Tiranë.

Mësohet se e reja është nga Arabia Saudite dhe kishte ardhur për pushime në Tiranë, por u ngacmua seksualisht nga një 24 vjeçar, i cili u prangos nga policia.

Sipas news24, 24-vjeçari J. Meta nga data 17 deri në momentin qe u arrestua paraditen e djeshme i ka dërguar 25-vjeçares foto dhe video nudo të tij si edhe mesazhe në gjuhën angleze me përmbajtje banale.

Pas ngacmimeve të vazhdueshme vajza denoncoi rastin në polici dhe i dyshuari u arrestua.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare”, njoftoi policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular